Reciprociteti për letërnjoftime dhe targa, Kurti: Nuk ka kurrfarë mundësie për destabilizim

0
576

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në lidhje me reciprocitetin për letërnjoftime dhe targa që do të vendoset nesër në raport me Serbinë.

Ai ka thënë se nuk ka vend për tension, pasi që po bëhet diçka legjitime, shkruan lajmi.net.

“Unë jam kryeministër i progresit dhe shpresës, e di që fqinji ynë në skenën politike atje, ka shumë politikanë deri të kreu shtetëror që janë udhëheqës të frikës dhe frikësimit. Unë besoj që paqja, demokracia, sundimi i ligjit, republika, kushtetutshmëria nuk kanë alternative dhe andaj besoj dhe punojë që gjithçka nesër të shkojë mirë”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se Kosova nuk është duke bërë diçka të kundërligjshme, por po vepron ashtu siç vepron Serbia me qytetarët e Kosovës tash e 11-vite.

“Ne nuk do t’ua marrim dokumentet njerëzve që vijnë nga Serbia në Kosovë, ne do t’ua shtojmë një flet-deklarim, sepse ka 11 vjet që Serbia vepron njëjtë me çdo qytetarë të Kosovës kur e kalon kufirin e shkon në Serbi”, deklaroi Kurti.

Kryeministri Kurti ka theksuar edhe një herë që nuk ka kurrfarë mundësie për destabilizim.

“Nga nesër ata do të kenë një dokument më shumë, jo më pak, do jetë një flet-deklarim që do të lëshohet në të gjitha vendkalimet kufitare të Kosovës, nuk ka vend për tension, nuk ka kurrfarë mundësie për destabilim, sepse po bëhet diçka legjitime dhe legale”.

Leave a Reply