Reagon Isa Mustafa pas heqjes së masës së reciprocitetit: Vendimi i qeverisë Hoti i guximshëm

0
329

Pas heqjes së masës së reciprocitetit me Serbinë, ka ardhur reagimi i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa shkruan Gazeta Blic.

Mustafa e cilëson të guximshëm një vendim të tillë dhe thekson se qeveria Hoti me këtë dëshmoi përkushtimin e saj për partneritet strategjik me SHBA dhe BE.

Postimi i plotë:

Vendimi i sotëm i Qeverisë Hoti për heqjen e të gjitha pengesave për dialog që qon në njohje reciproke ndermjet Kosovës dhe Serbisë, është vendim i guximshëm.
Qeveria Hoti dëshmoi përkushtimin e saj për partneritet strategjik me SHBA dhe BE.
Pritet që hapa të njëjtë të ndërmerr edhe Serbia; të tregojë se a është vërtetë e interesuar për dialog që i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon dhe me gjerë.
Ndërkaq, të gjithë ne duhet të jemi unik dhe të përkrahim qeverinë që dialogu të jetë i suksesshem. IM

Leave a Reply