Rashford: Jemi rritur shumë si skuadër, kemi fituar ndeshje të mëdha

0
142

Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford foli në konferencën për shtyp së bashku me trajnerin Ten Hag.

Në prag të ndeshjes së Europa League ndaj Betis, Rashford theksoi se sipas tij janë rritur shumë si ekip.

“Ndjej se jemi rritur shumë si ekip dhe kemi fituar ndeshje të mëdha me stilin tonë të lojës. Ka kohë që nuk mund të ulem këtu dhe ta them këtë. Ne kemi mundur ekipe të mëdha në të kaluarën dhe kemi fituar ndeshje të mëdha, por gjithmonë na është dashur ta bëjmë atë në një mënyrë tjetër nga sa do të preferonim ta bënim. Këtë sezon ne kemi bërë më të mirën për të luajtur futboll dhe për të fituar ndeshjet.”-deklaroi ai./SS

Leave a Reply