Ramos-Pique, një rivalitet përtej fushës/ Duel edhe në kontratat e tyre

0
264

Sergio Ramos dhe Gerard Pique kanë shijuar një dekadë të jashtëzakonshme, të mbushur me rivalitet dhe shumë trofe, që ka lënë gjurmë në futbollin spanjoll dhe jo vetëm. Mediat spanjolle kanë raportuar në orët e fundit një fakt interesant mbi të dy lojtarët, me protagonist ish-mbrojtësin e Real Madrid, Sergio Ramos.

Pavarsisht rivalitet në fushën e lojës, në duelin Real Madrid-Barcelona, “konflikteve” në distancë në media, me të dy mbrojtësit që zeronin gjithçka kur ishin pjesë e kombëtares spanjolle si bashkëlojtar, duket se ndikimi i Pique te Ramos ka qenë i drejtpërdrejt dhe shumë i madh. Bëhet fjalë për shifra, numra dhe rinovimet e Ramos te Real Madrid, me mbrojtësin i cili gjithmonë ka përdorur si argument për të rritur kërkesat e tij, “rivalin” Pique.

“Gazeta Sport”, raporton se Ramos nxirrte si shembull mbrojtësin e katalansve për të kërkuar rritje rroge te Reali, me Ramos që kërkonte të njëjtën shumë si Pique apo diçka më shumë, sepse rëndësia sipas mbrojtësit madrilen ishte e njëjtë dhe pse në klube të ndryshme.

Gjithashtu, “Gazeta Sport” nxjerr në pah një tjetër fakt interesant. Pas “verifikimit” nga ana e Ramos për pagën e Pique ndër vite, mbrojtësi madrilen, ishte indinjuar kur kishte kuptuar se për disa sezone, Pique ishte paguar më shumë se ai, duke bërë që pikërisht verën e 2021-shit, kërkesat e larta të kapitenit të mos aprovoheshin nga drejtuesit e klubit madrilen dhe në fund erdhi “divorci”

Sergio Ramos, vijon karrierën e tij shumë larg Spanjës, pasi mbylli aventurën me Real Madrid verën e kaluar, që nga transferimi i tij nga Sevilla në vitin 2005 për shumën e 27 milionë eurove. Transferimi i tij në Paris erdhi me parametra zero, pasi nuk arriti një marrëveshje me madrilenët për të rinovuar kontratën, por gjithsesi, Ramos duket shumë larg profilit me të cilin jemi mësuar, pasi në këtë sezon ka vuajtur dëmtimet e shumta dhe ka gjetur pak hapësira me parizienët, duke numëruar vetëm 283 minuta në pesë ndeshje.

Leave a Reply