Ramos barazon rekordin e Buffon për numrin e paraqitjeve me kombëtaren

0
426

Kapiteni i Spanjës, Sergio Ramos, e ka barazuar rekordin e italianit Gianluigi Buffon për më së shumti paraqitje me një përfaqësuese evropiane.

Mbrojtësi i Real Madridit u inkuadrua në minutën e 85-të në barazimin e skuadrës së Luis Enriques (1-1) ndaj Holandës në Amsterdam. 

Kjo ishte paraqitja e 176-të e Ramosit, aq sa ka luajtur edhe legjenda Buffon me kombëtaren e Italisë, transmeton Telegraf.

Spanjolli do të vë rekord të ri në ndeshjet e ardhshme, duke qenë se portieri i Juventusit është pensionuar nga Azzurrët në vitin 2018.

Rekordin botëror të paraqitjeve me kombëtaret e mban egjiptiani Ahmed Hassan, i cili gjatë viteve 1995-2012 ka regjistruar 184 ndeshje me Egjiptin.

Të shtunën, Spanja luan kundër Zvicrës në Basel në kuadër të Ligës së Kombeve, kurse të martën pret Gjermaninë po në të njëjtën garë. 

Leave a Reply