Kryeministri Edi Rama para se të nis Konferenca e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian në Luksemburg, tha se do ta bëjnë gati Shqipërinë për në Bashkimin Evropian brenda vitit 2030.
Ai u shpreh se janë disa detyra shtëpie që do të bëjnë për të ngjitur malin e BE.
“Jemi të dyja palët në të njëjtën gjatësi vale, do të bëjmë më të mirën dhe do të vrapojmë shpejt që kjo mundësi brenda Bashkimit Evropian mos të mbyllet.
Nuk ka asgjë të veçantë, është shumë e qartë për t’u bërë shtet anëtar. Duhet të ngresh të gjitha forcat për të ngritur një vend që funksionon mirë. Janë detyra shtëpie, një mal për t’u ngjitur. Tani ne jemi me ide të qarta, Shqipëria në BE brenda 2030. Ne do ta bëjmë gati Shqipërinë për BE brenda vitit 2030″, tha ndër të tjera Rama.