Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për kuzhinierë në FSK

0
82

Ministria e Mbrojtjes, më 14.10.2024, ka njoftuar se ka shpallur konkurs për kuzhinierë në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Lajmi është bërë i ditur përmes njoftimit në faqen zyrtare të kësaj ministrie në Facebook.

Konkursi është shpallur për pozitat: kuzhinier, ndihmëskuzhinier, shpërndarës i ushqimit dhe pastrues i enëve.

“Ministria e Mbrojtjes ka hapur 106 vende të reja të punës në kuzhinat e FSK-së, për këto pozita: Kuzhinier (25), ndihmëskuzhinier (23), shpërndarës ushqimi (42), Pastrues të enëve (16)”- thuhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here