Quni: Qendra Sportive “Sezai Surroi” në Prizren po i vuan pasojat e qeverisjes amatoreske

0
629

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, i përcjellur nga shefi i shtabit zgjedhor, Hanefi Muharremi dhe nga disa kandidatë për asamblenë komunale kanë monitoruar për së afërmi gjendjen në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”.

Quni ka thënë se kjo qendër po i vuan pasojat e qeverisjes amatoreske.

“- Qendra Sportive “Sezair Surroi” në Prizren, gjithashtu po i vuan pasojat e qeverisjes amatoreske.

  • Punimet e filluara në projektin e një pishine sportive dhe ato në një fushë për apasionantët e rroshullave, tash më janë shndërruar në gërmadha.
  • Kështu si në shumë dështime të tjera, edhe këtu, paratë e taksapaguesve prizrenas janë derdhur kot, sepse Qendra Sportive, e vetmja në Prizren, është ngulfatur nga gërmadhat, balta dhe demolimet, pa investime, pa mirëmbajtje, e lënë si mos më keq.
    Të dashur qytetarë të Prizrenit,
  • ju meritoni më mirë e më shumë se kaq. Ne do tu japim rinisë dhe klubeve e ekipeve sportive vendin e merituar duke investuar në infrastrukturë, mirëqenje dhe në zhvillimin e aktiviteteve të tyre sportive.
  • Kjo qeverisje është e mbaruar dhe duhet ndëshkuar!

ZgjedhjetKomunale

LDK”, ka thënë Quni./04 Online

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë, ambiente të jashtme dhe pemë
Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme

Leave a Reply