Quni: Përgjatë mandatit tim, banorët e lagjes “Barut’hane” nuk do të ecin më nëpër baltë

0
270

Përgjatë mandatit tim, banorët e lagjes “Barut’hane” nuk do të ecin nëpër baltë, kështu ka thënë kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni.

Këto deklarata Quni i ka dhënë gjatë një vizite në këtë lagje, me ç’rast është pritur nga një numër i madh i banorëve, e të cilët janë ankuar për mungesë të investimeve në këtë lokalitet.

Postimi i plotë:

E kam nisur ditën sot me një vizitë banorëve të lagjes “Barut’hane”. Ankesa të shumta rreth mosinteresimit të qeverisë komunale për të investuar në përmirësimin e standardit jetësor të këtyre banorëve.
Lista është e gjatë, por mos shtrimi i rrugëve dhe rrugicave qe lidhin lagjen me rrugën kryesore është prioritare.
Përgjatë mandatit tim, nuk do të lëjmë që këta banorë të ecin nëpër baltë.
Së bashku do ti ndëshkojmë me votë ata që nuk punuan asgjë, do ta bëjmë ndryshimin pozitiv, do të rregullojmë ku nuk kane investuar e do të plotësojmë infrastrukturën edhe për lagjen tuaj.
Të gjithë për të mirën e të gjithëve!

LDK160

PërPrizreninQëDuam

Mund të jetë një imazh i 1 person

Leave a Reply