Paris Saint-Germain ka siguruar finalen e Ligës së Kampionëve pas një fitoreje të ngushtë 2:1 ndaj Arsenalit në gjysmëfinalen e mbrëmshme, duke i dhënë fund ëndrrës së “Topçinjve” për një trofe europian këtë sezon, shkruan 04 Online.
Ndeshja e zhvilluar me intensitet të lartë solli emocione deri në fund, por ishin parisienët ata që u treguan më të efektshëm në finalizim dhe siguruan biletën për aktin final të garës më prestigjioze për klube në Evropë.
Pas përfundimit të takimit, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, u shpreh i zhgënjyer me rezultatin, duke thënë se skuadra e tij meritonte më shumë nga kjo përballje.
“Skuadra më e mirë humbi, sipas mendimit tim, sidomos në 160 minuta. S’po e them vetëm unë këtë, por edhe stoli i PSG-së më tha pas ndeshjes” tha Arteta në deklaratën e tij pas ndeshjes.
Pavarësisht se ishte në garë në katër fronte këtë sezon, Arsenali nuk arriti të fitojë asnjë trofe, duke e përmbyllur një sezon që nisi me shumë ambicie, por që përfundoi pa trofe në duar.
PSG tashmë pret me padurim finalen e Ligës së Kampionëve, ku synon të sjellë në Paris trofeun e shumëpritur që i ka shpëtuar disa herë gjatë dekadës së fundit./04 Online