PSG firmos për 50 milionë euro me sponsorin e ri, mungon Mbappe

0
291

Në përpjekje për të rritur edhe më shumë markën e saj anembanë botës, PSG ka mbyllur një marrëveshje trevjeçare me firmën e veshjeve të përditshme GOAT. Ky slogan do të shfaqet në mëngët e fanellës së sezonit të ardhshëm, ndërsa së bashku me Qatar Airways do të jenë dy sponsorët kryesorë të parisienëve. Nga marrëveshja me GOAT, PSG do të përfitojë 50 milionë euro për tre vitet e ardhshme.

Ndërkohë, ajo që ka bërë më shumë përshtypje është fakti se në reklamën e zyrtarizimit të kësaj marrëveshje mungon Kylian Mbappe. Francezi mbetet i paqartë në aventurën që do të ndërmarrë sezonin e ardhshëm pavarësisht interesit të madh të Real Madrid.

PSG këmbëngul ta mbajë lojtarin për shumë vite, për ta shndërruar në një ikonë të klubit, teksa vetë 23-vjeçari duket se është lëkundur dhe shpeshherë ka theksuar se ende nuk e ka marrë një vendim.

Megjithatë, fakti që Mbappe mungon në reklamimin e një marrëveshje të rëndësishme, bën të dyshosh se pas kësaj të fshihen Los Blancos./SS

Leave a Reply