“Jam krenar për skuadrën”, De Rossi: Më vjen keq sepse gjithçka nisi nga autogoli

0
132

Roma shkoi në limite dhe provoi deri në fund kualifikimin për në finalen e Europa League, por verdhekuqtë nuk mundën të kalonin Bayer Leverkusen. Italianët nisën të ëndërronin teksa po fitonin 0-2, por gjermanët e Xabi Alonsos shfaqën forcën dhe treguan se përse janë ende e vetmja skuadër e pamposhtur në të gjithë kampionatet europiane teksa barazuan në 2-2 duke prekur finalen europiane.

Trajneri i Romës, Daniele De Rossi pas ndeshjes u shpreh se skuadra e tij bëri maskimumin ndërsa shtoi se i vjen keq që kthimi i ndeshjes nga Leverkusen nisi nga një autogol i Mancinit.

“Ishte një ndeshje heroike, ata janë një skuadër shumë e fortë. Goditëm pak në kuadrat dhe mendoj se në këtë aspekt duhet të përmirësohemi. Por, e vërteta është se djemtë zhvilluan një ndeshje të madhe, pak ditë më parë shpenzuam shumë energji me Juventusin ndërsa tashmë me Bayer Leverkusen ishte edhe një ngarkesë e lartë psikologjike.

Bayer luajti shumë mirë, por të vjen keq për autogolin. Jam shumë krenar për rrugëtimin tonë dhe tani duhet ta kalojmë shpejt këtë zhgënjim”, u shpreh De Rossi./SS

Leave a Reply