Prokuroria në Prizren ngritë 8 aktakuza ndaj 9 personave për vepra të ndryshme penale

0
384

Gjatë 24 orëve të fundit Prokuroria Themelore në Prizren ka ndaluar dy persona, ndërsa ka ngritur tetë aktakuza ndaj nëntë personave për vepra të ndryshme penale.

“Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona, në dy raste të ndryshme, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Ngacmimi” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope dhe analoge”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave për veprat penale si në vijim:
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuza kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi ose dëmtimi i pasurisë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shmangia nga tatimi””, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply