Prokuroria e Prizrenit ngritë 6 aktakuza kundër 6 personave

0
499

Prokuroria Themelore në Prizren gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjashtë aktakuza kundër gjashtë personave për vepra të ndryshme penale.

Siç thuhet në njoftimin e Prokurorisë, është bërë edhe një kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj dy personave të dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

“Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj dy (2) personave, të dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. Po ashtu, nga kjo Prokurori janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në KPRK”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply