Bytyçi: Qeveria lokale po dëshmohet si kampione për keqpërdorime me parat e taksapaguesve

0
514
Jeton Bytyçi - Koordinator i PDK-së në Prizren

Koordinatori i PDK-së në Prizren, Jeton Bytyçi, ka adresuar kritika të shumta ndaj pushtetit lokal.

Bytyçi ka thënë se qeveria lokale po dëshmohet si kampione për keqpërdorime me parat e taksapaguesve.

“Kjo qeverisje e dështuar, dita e ditës, po dëshmohet si kampione për keqpërdorime, me parat e taksapaguesve tanë.

Vetëvendosje sa ishte në opozitë në Prizren, akuzojke PDK-në për harxhime, por dallimet në shpenzime ndër vite, vërehen më së miri, përmes kësaj tabele në vijim.

Kjo qeverisje lokale, e udhëhequr nga VV, me këto shpenzime në njërën anë dhe në anën tjetër me mbi 6 milion euro të shkuara në suficit për 2 vite keq-qeverisje, do të mbahet mend gjatë, si qeverisja më abuzuese dhe më korruptuese në Komunën e Prizrenit.

Qytetarët e komunës sonë, e kanë pas fatin më të keq, për ta përjetuar këtë qeverisje amatore, ku qytetarët tanë të ndërgjegjshëm, nuk e kanë merituar këtë qeverisje kriminale, të udhëhequr nga VV dhe Mytaher Haskuka.

gjakderdhjefinanciare”, thuhet në reagimin e Bytyçit./04 Online

Leave a Reply