Prokuroria e Prizrenit ngrit 11 aktakuza kundër 19 personave

0
348

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër shtatë (7) personave për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Dëmtimi, shkatërrimi dhe nxjerrja e paautorizuar e monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës” dhe “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë në tentativë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.

Leave a Reply