Prokuroria e Prizrenit ngrit 10 aktakuza ndaj 20 personave

0
374

Prokurori i Shtetit bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 81 aktakuza kundër 103 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 16 persona, si dhe janë paraqitur nëntë kërkesa për caktimin e paraburgimit të 13 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar nëntë persona të dyshuar, ka paraqitur katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër personave, si dhe ka ngritur 29 aktakuza kundër 36 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre persona për 48 orë dhe ka ngritur dhjetë aktakuza kundër 20 personave, për vepra të ndryshme penale.

Leave a Reply