Prokuroria e Prizrenit ngrit 10 aktakuza kundër 10 personave

0
302

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndryshme për shkak të dyshimit të bazuar se njëri nga të ndaluarit ka kryer veprën penale “Grabitja”, ndërsa i ndaluari tjetër ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë” sipas KPRK-së.
Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm është ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për veprat penale si në vijim:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Leave a Reply