Programi i PDK-së është i vetmi që në mënyrë profesionale angazhohet për rimëkëmbjen e Kosovës dhe të bizneseve!

0
329

Në ditën e gjashtë të fushatës zgjedhore, kandidatët për deputetë në Parlamentin e Kosovës nga radhët e PDK-së Dega në Prizren, të shoqëruar edhe nga anëtarë të shtabit zgjedhor, kanë vizituar disa biznese në Prizren.

Si pikë e parë e takimit ishte Ndërmarrja “Moni”, ku kandidatët janë takuar me punëtorët e kësaj ndërmarrje tregtare të suksesshme në Prizren dhe kanë bashkëbiseduar me pronarin e kësaj ndërmarrje. Kandidatët kanë treguar format lehtësuese të bizneseve që do të ofrojë programi i PDK-së.

Gjithashtu kanë marrë zotime të punëtorëve të kësaj ndërmarrje, se vota e tyre do të jetë për kandidatët e PDK-së, sepse siç u shprehën ata janë kandidatët më të mirë nga të gjitha listat e subjekteve tjera, dhe se shpresat e tyre janë në PDK-në, që do të mund t’i fuqizojnë bizneset e vogla dhe të mesme.Më pas kandidatët, kanë vizituar këmbë edhe shumë biznese tjera në Lagjen “Bajram Curri”, me të cilët është biseduar për përparësitë e programit për #Rimëkëmbjen ekonomike dhe në veçanti për lehtësimet e bizneseve.

Kandidatët për deputetë në Parlamentin e Kosovës gjatë bashkëbisedimeve me përfaqësuesit e bizneseve kanë theksuar se rregullat strikte të pandemisë, po na detyrojnë që të ju takojmë veç e veç, me qëllim që të mobilizohemi sa më mirë dhe vota më 14 shkurt të jetë për PDK-në. Në anën tjetër edhe shumë biznese janë zotuar se vota e tyre është për PDK-në, sepse programi i PDK-së është i vetmi program që në mënyrë profesionale dhe të detajuar angazhohet për rimëkëmbjen e Kosovës dhe për bizneset në përgjithësi.

Leave a Reply