Prizren: Shkëlqimi dhe rënia e pushtetarëve lokal për “Lirinë” (Foto)

0
318

Këtë sezon klubi futbollistik Liria e nisi në Superligë. Për hyrjen e saj në këtë rang, u gëzua i madh e i vogël. Në fillim të qershorit, Prizreni pati festë. Në Sheshin “Shatërvan” u organizua manifestim i madh. Aty nuk mungoi as kryetari i Komunës, Shaqir Totaj me bashkëpunëtorë.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Në deklarimet dhe postimet e tyre në medie e rrjete sociale, paturpësisht tentonin të përfitonin politikisht, derisa këtu mungon zëri serioz opozitar, që duhet të reagonin për të mos e lejuar qeverisjen lokale “t’i futnin hundët” edhe në sport. Derisa nuk u këmbëngul për llogaridhënie as për format e subvencioneve dhe ligjshmërinë e tyre, disa zyrtarë krekoseshin me postime për “shëtitje” nëpër Europë, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Pushtetarët lokal pothuajse i përvetësuan meritat për hyrjen e Lirisë në Superligë. Thuajse ata i dhanë golat e fitores. Ama si thotë populli “Prit pak t’ua shohim marifetin”!.
Rrahagjoksit heshtën kur Liria filloi katandisjen. Ata s’po ndihen gjallë për rezultatet e dobëta. I kujt është tash faji kur Liria ra në fund të tabelës?!

Është e qartë se prijësit e garniturës së tashme qeverisëse preferojnë vetëm përkëdheljet. Pushteti është i paprekshëm vetëm për puthadorët, servilët, zhvatësit .., dhe aty ku opozita, mediet, OJQ-të, përjashtuar pak sosh, janë veç numër …! /Gazeta e Prizrenit

Leave a Reply