Prizren, ja kush mund të përfitojë pagesën mujore prej 130 euro nga Pako Fiskale Emergjente

0
783

Komuna e Prizrenit ka përgatitur një udhëzues në lidhje me kriteret për qytetarët me kushte të rënda sociale që mund të përfitojnë pagesë mujore në vlerë 130 euro për periudhën Prill-Qershor 2020 sipas Masës nr.15 të Pakos Fiskale Emergjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

𝐍𝐠𝐚 𝐤𝐣𝐨 𝐦𝐚𝐬𝐞̈ 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐢𝐭𝐨𝐣𝐞̈ 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐚𝐧𝐞̈𝐭𝐚𝐫 𝐢 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐞𝐬, me të cilët jetohet në bashkësi familjare (në të njëjtën shtëpi apo banesë), për këtë arsye aplikimet duhet të bëhen vetëm nga një anëtar i familjes!

Parakusht për të përfituar nga kjo pako është që 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐨𝐬 𝐤𝐞𝐭𝐞̈ 𝐚𝐬𝐧𝐣𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐮𝐧𝐞̈𝐬𝐮𝐚𝐫 (as në sektorin publik e as në atë privat) dhe që asnjë anëtar i familjes 𝐧𝐮𝐤 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐫𝐚𝐧𝐨𝐣𝐞̈ 𝐚𝐬𝐧𝐣𝐞̈ 𝐩𝐚𝐠𝐞𝐬𝐞̈ 𝐦𝐮𝐣𝐨𝐫𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐛𝐮𝐱𝐡𝐞𝐭𝐢 𝐢 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬 (pension apo asistencë tjetër sociale).

Ndërkaq kushti tjetër për aplikim është që parashtruesi i kërkesës (aplikanti) të jetë i regjistruar në Zyren e Punësimit dhe të ketë statusin e të papunësuarit.

𝐍𝐞̈𝐬𝐞 𝐧𝐮𝐤 𝐩𝐥𝐨𝐭𝐞̈𝐬𝐨𝐧𝐢 𝐧𝐝𝐨𝐧𝐣𝐞̈𝐫𝐢𝐧 𝐩𝐫𝐞𝐣 𝐤𝐞̈𝐭𝐲𝐫𝐞 𝐤𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐯𝐞, 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐞̈𝐬𝐞 𝐚𝐩𝐥𝐢𝐤𝐨𝐧𝐢, 𝐧𝐮𝐤 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐢𝐭𝐨𝐧𝐢 𝐧𝐠𝐚 𝐤𝐣𝐨 𝐩𝐚𝐤𝐨!

Udhëzuesin, ku mund të njoftoheni hollësisht për parakushtet, metodat dhe afatet për aplikim, si dhe për mënyrën e plotësimit të aplikacionit mund të gjeni në:

https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2020/05/Masa-15_AL.pdf?fbclid=IwAR1lq3Ji6MTp8Q-nXRlVMuhQKDFtKz-K_-UpAwBbXL607piUTol2EeAc1T8

Leave a Reply