Prizren: E gjen kuletën me para, e dorëzon në polici

0
374

Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se një qytetar nga Prizrenit kishte gjetur një kuletë me para dhe dokumente dhe e kishte dorëzuar në polici.

“Me datë 15 maj 2021, një veprim i mirë i një qytetari në Prizren, tregoj një kulturë te një qytetari të mirë, pasi në oborrin e një qendre tregtare, e gjeti një portofol me dokumente dhe para të konsiderueshme. Të njëjtat i dorëzoj menjëherë në polici.

Policia pasi kontrolloj dhe verifikoj dokumentet dhe parat, i regjistroj me vërtetim këtë veprim dhe falënderoj qytetarin për kulturën e tij të treguar.

Pas pak, në stacionin policor në Prizren, u paraqit edhe viktima e këtij rasti i cili kishte humbur këtë portofol, dhe në momentin që e paraqiti rastin, i njëjti u informua nga policia se dokumentet dhe parat janë dorëzuar në polici nga një qytetarë i cili i kishte gjetur dhe dorëzuar.

Qytetari u mahnit me këtë gjest dhe pasi pranoj portofolin e humbur, portofoli u kontrollua në prezencë të policisë për dokumentet dhe parat që i kishte pasur, u largua nga stacioni i policisë duke qenë i lumtur dhe i entuziazmuar.Policia mbajti një shënim zyrtar në lidhje me këtë veprim”, thuhet në këtë njoftim.

Leave a Reply