Prizren, dy të dyshuar sulmojnë fizikisht bashkëshorten e vëllait

0
419
Foto: Ilustrim

Një rast i ri i dhunës familjare është raportuar të hënën në Prizren.

Policia ka njoftuar se dy meshkuj kosovarë pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht bashkëshorten e vëllait të tyre. Ata janë intervistuar dhe janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

“Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare (bashkëshortën e vëllaut). Të njëjtit janë intervistuar dhe më vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, është njoftuar në raport të policisë.

Sipas policisë, rasti është duke u hetuar.

Leave a Reply