Prizren, dy raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

0
229
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë raportuar dy  raste të dhunës në familje në Prizren. 

Prizren 08.10.2021 – 00:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Prizren 08.10.2021-23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur  ka sulmuar verbalisht viktimën mashkull kosovar, babain e tij. I dyshuari me  vendim të prokurorit mbahet për 6 orë në stacion policor.

Leave a Reply