Një mijë e 335 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

0
241
Foto: Ilustrim

Rastet me COVID-19 në Kosovë kanë shënuar rënie të theksuar.Po ashtu edhe vdekjet kanë dukshëm në ditët e fundit.

Gjatë ditës së premte u raportuan vetëm 25 raste të reja të infektimit, ndërsa u shënua vetëm një viktimë.

Kurse rastet aktive me COVID-19 në nivel vendim ka rënë në 1,335.“Nga 2.370 testime, 25 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 362 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.033. Në total numri i rasteve aktive është 1.335”, thuhet në raportin e fundit të MSh-së.

Leave a Reply