Prizren, bëhet pranim – dorëzimi i detyrës së drejtorit për Punë dhe Mirëqenie Sociale

0
576

Në Drejtorinë për Punë dhe Mirëqenie Sociale sot është mbajtur ceremonia e pranim – dorëzimit të detyrës në kuadër të kësaj drejtorie pas ndryshimeve të bëra.

Ish-Drejtori Fejzë Kabashi i ka dorëzuar detyrën drejtorit të ri, Islam Thaqi, i cili është ç’vendosur në këtë drejtori nga Drejtoria e Inspektorateve.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ditëve të fundit ka shpalosur disa ndryshime në ekzekutivin e Prizrenit, duke larguar njëkohësisht edhe disa prej drejtorëve të deritashëm. Ndryshimet kanë ardhur si rezultat i prishjes të koalicionit qeverisës mes LVV-së me LDK-në.

“Dorëzim-pranimi i detyrës!
Suksese për drejtorin e ri në DPMS!”, ka shkruar Fejzë Kabashi në profilin e tij në ‘facebook’./04 Online

Leave a Reply