Pranon publikisht ndarjen, Nevina Shtylla i jep fund krejt papritur lidhjes disa vjeçare me juristin (Video)

0
534

Disa muaj më parë u zbulua lidhja e Nevina Shtyllës me juristin Arbër Myftari, një djalë simpatik dhe mjaft serioz, me të cilin kishte nisur dhe bashkëjetesën.

Por duket se pas një kohe të gjatë bashkë, çifti i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, dhe Nevina Shtylla nuk ka nguruar ta thotë këtë detaj në puntatën e të dielës që sapo lamë pas, në rubrikën “Trotuar”.

Moderatorja bukuroshe ka treguar se nuk është çift, dhe këtë e ka bërë të qartë. Ndërsa Manushi i drejton pyetjen: “Ti je nga ata çiftet që të kapi të ndarë karantina apo të bashkuar?”– Nevina Shtylla i është përgjigjur prerë: “Unë s’jam çift fare kështu që…

Deklarata befasuese e moderatores, vjen vetëm pak kohë pasi lidhja e saj me juristin Arbër Myftari ishtë bërë publike. Megjithatë ende nuk dihen shkaqet që kanë dërguar në këtë vendim të çiftit.

Moderatorja Nevina Shtylla është përfolur gjatë, fillimisht për një lidhje të mundshme me futbollistin Eros Grezda, por që shumë shpejt u hodh poshtë. Tejet e rezervuar në jetën private, lidhjen e saj me juristin e zbuloi Panorama Sport. Arbër Myftari, juristi që kishte mbaruar studimet si një student ekselent, dhe me disa mastera, i kishte rrëmbyer zemrën bukuroshes së ekranit.

Leave a Reply