Pozita e opozita pajtohen që të filloj puna në Projektligjin për sigurimet shëndetësore për Policinë dhe FSK-në

0
185

Anëtarët e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe Peticione në Kuvendin e Kosovës kanë kërkuar që të iniciohet një nismë ligjore për sigurimet shëndetësore për pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Kryetari i këtij komisioni Bekë Berisha në një prononcim për Telegrafin ka thënë se do të bëjnë presion tek Qeveria e Kosovës që ta iniciojnë një projektligj të tillë, edhe pse siç theksoi ai qeveria këtë vit nuk ka ndarë buxhet për këtë çështje.

“Duhet iniciativë që të bëhet ligji njëherë dhe pastaj të miratohet në Kuvendin e Kosovës. E, si duket qeveria as që e ka fut në buxhet kësaj radhe, kështu që do të jetë një gjë e pamundshme, përpos kërkesës tonë dhe iniciativës për një ligj dhe mas pas miratim në kuvend”, ka thënë Berisha.

Sipas tij, kjo kërkesë ka ardhur nga deputeti i LVV-së, Fatmir Humolli.

“Jemi pajtu si komision dhe do të bëjmë presion, dhe do të kërkojmë gjithherë që policisë dhe ushtrisë, AKI-së dhe krejt qytetarët e Kosovës të kenë sigurim shëndetësore, por me fokus të institucioneve të sigurisë që të kenë sigurim dhe jetësorë. Ka qenë kërkesë e pandërprerë e Fatmir Humollit, e brenda asaj partie ka edhe kundërshtar që nuk e përkrahin”, u shpreh ai.

I pyetur se a ka pasur ndonjë kërkesë që të ky komision të vizitojë pikën kufitare në Jarinjë, ai tha: “Sot ka qenë vetëm propozim, mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Berisha.

Ndërsa, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka thënë tha se institucionet e sigurisë kanë nevojë për këto sigurime.

“Propozoj që të bëhen amendament që të bëhet sigurimi shëndetësor për Policinë dhe FSK-në sepse ata janë në rrezik dhe kanë nevojë për këto sigurime”, tha ai.

Gjithashtu kjo u përkrah edhe nga deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj.

“Çështja e sigurimeve jetësore dhe shëndetësore është me vend. Nëse ne presim, mund ta bëjmë një iniciativë ligjore për me nis si projekt. Është shumë e nevojshme”, ka thënë ai. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here