Rrahu një familjare, prizrenasi arrestohet dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje

0
85

Rastet e dhunës në familje janë raste të cilat pothuajse çdo ditë raportohen në Policinë e Kosovës, e po ashtu ato vazhdojnë të jenë sfidë për institucionet e vendit.

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Stacionin Policor në Prizren të hënën rreth orës 09:30, raporton SO.

Policia e Kosovës në Prizren bën të ditur se një femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një familjar.

Poashtu, në njoftimin e policisë bëhet e ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor.

Ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Leave a Reply