Fushata kundër blerjes së produkteve serbe jep efektet e para

0
410

Prodhuesit vendorë thonë se produktet e tyre janë të cilësisë së lartë, andaj edhe po arrijnë që pjesën më të madhe të prodhimit të tyre ta eksportojnë në vendet e BE-së por edhe më tej.

Por një sfidë e madhe, thonë se është edhe konkurrenca jo e drejtë në raport me produktet e importuara, veçanërisht nga Serbia.

Këta të fundit po e përshëndesin fushatën për të mos blerë produktet e këtij shteti por ato vendore.

Ramiz Gashi është pronar i fabrikës e cila prodhon fasada dhe ngjyra. Ai thotë se prodhuesit vendorë ballafaqohen me sfida të shumta dhe me konkurrencë jo të drejtë nga produktet e importuara, veçanërisht nga Serbia.

Gashi thekson se fushatat e iniciuara nga qytetarët për t’i mbështetur dhe blerë produktet vendore dhe jo ato të importit, kanë filluar të kenë ndikim te konsumatorët.

“Ne vetëm vitin e kaluar kemi pas diku rreth 70 për qind të prodhimeve tona kanë qenë për eksport, duke filluar nga Franca, Gjermania, Austria, dhe kjo është brengosëse, që prodhimet tona krahas eksportit shiten shumë pak në vendin tonë. Edhe këtu ka të bëjë shumë konkurrenca, ne kemi konkurrencë edhe prej shteteve të tjera siç janë Shqipëria, Maqedonia, e shtetet e tjera ,po më agresive është konkurrenca që vinë prej shtetit serb, dihet se në Serbi, favorizohen shumë prej shtetit vet prodhuesit vendor, derisa te ne deri tash nuk kemi pas ndonjë favorizim prej qeverive apo shtetit tek ne këtu”, tha Gashi për RTK-në.

Ai e ka vlerësuar këtë fushatë si shumë e mirë.

“Ndoshta pak me vonesë kjo do të ishte shumë më herët të ishte dhe të fillonte, shihet se ka një ndikim, besoj që do të ketë ndikim më të madh në të ardhmen”, tha ai.

Në anën tjetër, iniciuesi i kësaj fushate, Burim Piraj, thotë se këtë nismë e ka marrë si qytetar para afër 15 muajsh.

Ditët e fundit ka pasur deklarime të qytetarëve në rrjete sociale se çmimet e produkteve vendore janë rritur pasi kjo fushatë ka filluar të ketë efekt.

Leave a Reply