Policia në Prizren shqipton 166 tiketa për mosvendosje të rripit të sigurisë

0
403
Foto: Arkiva - Ilustrim

Policia Rajonale e Prizrenit, këto ditët është në realizim të një planit operativ lidhur me vendosjen e “Rripit të sigurisë”në të gjitha rrugët e komunës së Prizrenit. Vetëm këtyre ditëve gjatë kontrollimit të shoferëve në komunikacion, policia ka shqiptuar  166 tiketa të kundërvajtjes në komunikacion.

Mos vendosja e rripit të sigurisë mund të rrisë shumë rrezikun e një lëndimi serioz gjatë një përplasjeje në aksident trafiku dhe mund të jetë përgjegjëse për shumë vdekje në rrugë.

Me veprimin e thjeshtë të vendosjes së rripit të sigurisë në mjetin tuaj, lëndimet e rënda dhe fatalitetet në përplasje mund të zvogëlohen në mënyrë dramatike.

Por në pasqyrimin e aktiviteteve tjera dhe kontrollimin e komunikacionit policia ka shqiptuar edhe 166 tiketa të kundërvajtjeve në komunikacion.

“Policia është në realizim te planit operativ “Rripi i sigurisë”, i cili plan ka filluar nga data 08 mars dhe do të vazhdojë deri më datë 15 mars 2021, me qëllim vetëdijesimin dhe zbatimin e ligjit të komunikacionit rrugor që drejtuesit e automjeteve në mënyre permanente të vendosin rripin e sigurisë gjatë drejtimit të automjeteve.

Aktivitete të tilla do të jene në vazhdimësi dhe policia rajonale në Prizren do të jetë në zbatim të plotë të Vendimit të Qeverisë, thuhet në njoftim nga Policia Rajonale e Prizrenit./TvPz

Leave a Reply