Policia dhe AVUK me aksion në Prizren dhe Suharekë, mbyllen disa lokale dhe shqiptohen shumë gjoba

0
540

Policia në bashkëpunim me Inspektorët e AVUK-ut, në kuadër të zbatimit të masave anti covid, kanë realizuar kontrolle në disa lokale në Prizren dhe Suharekë, thuhet në njoftim, raporton TvPz.

Nga 68 lokale të kontrolluara Policia dhe Inspektorati ka evidentuar parregullsi dhe nga ku tri prej tyre janë mbyllur dhe janë shqiptuar 18 fletparaqitje, nga këto 13 në Prizren dhe 5 në Suharekë.

Ndërsa policia në këtë aktivitet ka gjetur parregullsi në disa raste ka shqiptuar 32 tiketa për mosmbajtje të maskës dhe 9 tiketa për mosrespektim të orarit të lëvizjes që parasheh kohen nga ora 22:30-05:00.

Leave a Reply