Hidroregjioni Jugor apel qytetarëve: Kryeni pagesat për ujin e shpenzuar

0
289

Hidroregjioni Jugor” – Prizren, përmes një njoftimi për media ka njoftuar se duke qenë të vetëdijshëm për rëndësinë e përdorimit të ujit sidomos në këtë periudhë pandemie, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” sha, është duke punuar më të gjitha masat e shtuara operative që të i’u furnizojmë 24/7 me ujë dhe shërbime cilësore.

Prandaj, juve si konsumatore ju ftojmë të bëni pagesat e seciles fature mujore, për arsye të mos grumbullimit të borxhittuaj , si dhe ruajtjen e stabilitetit financiar të kompanisë duke qenë se operojmë si kompani vetëfinancuese dhe pagesat e juaja kontribuojnë drejtë për drejtë në shërbime të cilat ofrojnë dhe efikasitetin e prodhimit. Pagesa e faturave mujore eshte obligative.

KRU “Hidroregjioni Jugor” sha, gjate muajit prill dhe maj 2021, konsumatoreve te cilet nuk kane kontraktuar borxhet e tyre, do te ju ofroj mundesin e kontraktimit te borxheve te tyre me nje pagese fillestare prej 10 %.

Ndërsa, ata konsumatore borxhlinjë te cilet nuk i perfillin mundesitë të cilët ju ofron kompania, do te dergohen në procedurë përmbarimore tek përmbaruesi privat apo edhe do tëju ndërprehen sherbimet e ujit (kjo vlen për konsumatorët me borxhe të akumuluara ndër vite ,dhe që nuk ju kanë përgjigjur vërejtjeve të lëshuara nga Inspektoriati i njësisë). E gjithe kjo behet pa deshiren tone , mirepo per te ofruar sherbim te ujesjellesit.

Për të ofruar furnizim stabil me ujë të pijshëm dhe cilësorë, sigurisht që kërkohet angazhim maksimal dhe ka kosto të lartë në trajtimin e ujit dhe mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit në vazhdimësi. Në mënyrë që të ju ofrohet ky shërbim cilësor, kërkohet nga ju që, të përmbushni obligimin tuaj ndaj pagesës së faturave të rregullta mujore për shpenzimin e ujit.

Bejme te ditur se deri tani janë përgatitur me dhjetëra lëndë nga Departamenti me Konsumatore dhe janë të gatshme për dërgim te përmbaruesi.

Për çdo informacion shtesë mund të drejtoheni në zyret tona për Shërbime me Konsumatorë,

Respektoni masat mbrojtëse në kujdesin e shtuar social si dhe vendoseni masken të gjithë ju që vizitoni pikat tona për të kryer shërbime.
KRU “Hidroregjioni Jugor” sha, në ç’do kohë pranë konsumatorëve,thuhet në njoftimin e “Hidroregjionit Jugor”.

Leave a Reply