Plane për fëmijë? Luizi dhe Kiara i bëjnë ftesën “e pazakontë” nënës së këngëtarit

0
172

Çifti më i famshëm i momentit Luizi dhe Kiara duket se janë gati të ndajnë një tjetër lajm të bukur me fansat e tyre. Bëhet fjalë për një fëmijë që duket se dy partnerët e duan, por për momentin ata po shijojnë kohën me familjen e madhe.

Aktualisht Luizi është duke jetuar tek shtëpia e Kiarës, ndaj edhe nëna e tij tashmë i është bashkuar atyre në shtëpinë e moderatores. Nga ana tjetër edhe familja e Kiarës është rikthyer për pushime në Shqipëri. Kjo ka bërë që familja e madhe të mblidhet e gjitha, e me atë rast të njihen më mirë.

Luizi i ka bërë një ftesë së ëmës të lëri punën në SHBA dhe të jetojë me të biri për tu kujdesur për fëmijën e tyre të ardhshëm dhe ndihma e saj është e domosdoshme.

Nga ana tjetër, Luizi duhet të blejë shtëpinë që prej kohësh po e kërkon, për të pasur mundësinë të nisi një jetë të re me nënën dhe Kiarën. E teksa mamaja e tij ende nuk e ka marrë një vendim, familja e madhe po shijon pushimet me njëri-tjetrin, duke përfituar kështu për t’u njohur më mirë.

Leave a Reply