E aprovuar! Kjo është pilula që mund të merrni për depresionin pas lindjes

0
249

Tashmë ekziston një pilulë e cila mund të merret për depresionin pas lindjes.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave tha se pilula me emrin “Zuranolone” mund të merret një herë në ditë për dy javë.

Provat klinike treguan se pilula ndihmoi në reduktimin e ndjeshëm të simptomave të depresionit brenda tre ditëve.

Ajo ndikon edhe tek format e tjera të depresionit, e sidomos simptomat e depresionit pas lindjes, të cilat mund të përfshijnë trishtim, humbje energjie, mendime vetëvrasëse, ulje të aftësisë për të ndjerë kënaqësi ose dëmtim njohës.

Ajo vuri në dukje se efektet anësore më të zakonshme nga marrja e “Zuranolone” mund të përfshijë përgjumje, marramendje, diarre, lodhje, ftohje të zakonshme dhe infeksion të traktit urinar.

Kjo pilulë pritet të dalë ditët në vazhdim, gjithashtu, akoma nuk është vendosur një çmim për të.

Leave a Reply