PDK mban sot Konventën për zgjedhjen e kryetarit të ri

0
289

Sot në ora 09:30 do të mbahet Konventa e PDK-së në Hotel Emerald, raporton Gazeta Blic.

Në garë për të parin e kësaj partia është vetëm deputeti Memli Krasniqi, i cili në garë nuk ka asnjë kundërkandidat nga partia e tij.

Konventa e PDK-së mbahet pas tetë muajsh që ky subjekt ka qenë me UD, pas dorëheqjes së Kadri Veselit dhe shkuarjes së tij në Hagë.Në Konventë do të marrin pjesë 794 delegatë.

Leave a Reply