PDK dhe AAK gjobiten me nga 2 mijë euro në Prizren për thyerjen e masave kundër Covid-19

0
360

Po vazhdojnë tubimet e partive politike nëpër gjithë Kosovën, por më pas po pasojnë edhe gjobat për thyerjen e masave kundër Covid-19.

Së fundi në Prizren u gjobitën me nga 2 mijë euro dy parti politike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës.

Drejtori i Inspekcionit në Prizren, Edon Muqaj e nisi ditën me publikimin e këtyre gjobave teksa tha se do të jenë të barabartë për çdo subjekt politik.

“Boll ma! P.S të gjitha gjobat do të shqiptohen vetëm me daljen e inspektorëve në vendngjarje dhe jo me anë të fotografive që gjithçka të jetë transparente edhe për subjektet politik”, u shpreh Muqaj.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fedon.pharmacy%2Fposts%2F3911483445562189&width=500&show_text=true&height=523&appId

Leave a Reply