Po thua, shihe shihe kryetar, apo i vë flakën faktit! tani a keni pasur ndonjëherë një marrëveshje të nënshkruar me ministrinë, apo thjesht keni shpërndarë fjalë pa substancë? Pa dyshim, keni një MoU – “Moment of Utter Confusion” – Moment i pashpjegueshëm i ngatërrimit.
🤦♀️Bazuar në postimin tuaj, keni realizuar vetëm një komunikim për një marrëveshje, jo një marrëveshje të arritur. “PËR INFORMIM TË DREJTË” i referohet më tepër komunikimit të zhvilluar për arritjen e një marrëveshjeje të pranueshme. ndërsa, “INFORMIMI I SAKTË” bazohet në fakte dhe shpjegon thelbin e një marrëveshjeje të arritur ose të nënshkruar.
- 🙈Sa i përket akronimit që e paskeni shkruar, Kryetar, akronimi për Memorandum Mirëkuptimi është MoU (ose MOUs në shumës), një dokument që shërben si një marrëveshje jo formalisht ligjore midis dy ose më shumë palëve, fatkeqësisht, jeni shumë të dobët në shumë fusha, përfshirë gjuhën politike, diplomatike dhe qeveritare etj, dhe e quani veten një udhëheqës intelektual.
MOU mund të ketë shumë kuptime të tjera, si: Mobile Operating Unit – Një njësi mobile në shëndetësi, ushtari ose logjistikë, – Mission Operations Unit – Një njësi që merret me realizimin e misioneve etj,🙄
Problemi më i madh është se nuk ju pëlqen gjuha shqipe, ndonëse jeni shqiptar. Mjerim, përfitoni nga shqiptarët dhe na nënçmoni duke mohuar gjuhën shqipe.
Shkruan: Erblina KALLABAKU
* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online