Pas super asistimit të Shaqirit, ky është komenti nga Klopp

0
380

Skuadra e Liverpoolit mbrëmë arriti që me mjaft vështirësi ta fitojë duelin ndaj West Hamit, takim ky në kuadër të xhiros së shtatë në Premierligë.

Liverpooli e fitoi këtë sfidë me rezultatin final në 2:1 falë golit të Jotas por të orkestruar nga Xherdan Shaqiri.

E pas ndeshjes foli edhe tekniku, Jurgen Klopp, ku tha se futbollistë si Diogo Jota dhe Shaqirin nuk duhet mendim i madh që t’i inkuadrosh apo jo në lojë.

“Nuk është i vështirë vendimi për t’i futur në lojë lojtarët s Jota e Shaqiri”, tha fillimisht Klopp.

“Ata janë stërvitur jashtëzakonisht shumë kohëve të fundit dhe janë në formë të mirë”, u shpreh trajneri gjerman. 

Leave a Reply