Pas ndarjes nga i dashuri, Efi shfaqet e vetme rrugëve të Tiranës

0
257

Edhe pak ditë relaks për Efin, para se për të nisë një eksperiencë e re. Ish-finalistja e Big Brother sapo ka mbyllur pushimet e saj, ku edhe është kapur ‘mat’ nga paparacit, në të përditshmen e saj në Tiranë.

efi dhedhes6

E veshur casual dhe krejt e vetme, e gjithë vëmendja e Efit ka qenë për telefonin dhe bisedat që ka qenë duke bërë teksa po ecte. Ajo ka zgjedhur pikërisht Monaco për t’u relaksuar disa ditë. Teksa të gjithë prisnim ta shihnim me partnerin, ajo ka zbuluar se në fakt me të në udhëtim ka pasur mikesha.

efi dhedhes3

Nuk e dimë nëse kanë qenë çift në këto ditë, por ajo që dimë me siguri është fakti se vështirë se do ta shikojmë Efin të shoqëruar, të paktën në fotot që ajo do të postojë. Tashmë edhe ditët e saj në Tiranë janë single, ku kohën e kalon e vetme apo me mikeshat e saj.

efi dhedhes4

Gjatë eksperiencës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”, Efi Dhedhes ka rrëfyer se është në një lidhje dhe se i dashuri i saj ishte me profesionin ekonomist dhe se ajo e thërriste “Genco”. Por, në momentin e rifutjes për herë të dytë në BB VIP, në media u aludua se romanca mes tyre kishte marrë fund, nisur dhe nga fakti se ajo nuk e përmendi më.

efi dhedhes5

Por, duket se diçka të vërtetë ka, pasi Efi duket se i shmanget pyetjes në lidhje me të dashurin e saj. Ajo ka marrë një pyetje për të dashurin dhe gjatë një bisede virtuale të zhvilluar me ndjekësit e saj në “Instagram”.

“Je e lumtur me çdo gjë që deri tani çfarë ke arritur? Dhe a je akoma me të dashurin?”, është pyetje që ndjekësja i drejton Efit.

efi dhedhes

Kjo e fundit i jep më së shumti përgjigje pyetjes së parë, por nëpërmjet saj na jep përgjigje me mesazhe të koduara dhe për pyetjen e dytë, siç janë fjalët “cikël i ri” apo “gjëra të këqija”.

“Normal që jam pafund e lumtur, por mund të themi se tani është një cikël i ri i jetës, që do të thotë, në momentin që ti e arrin diçka, për mua aty nis gjithçka, nuk është ajo rruga deri tek arritja, është rruga që ti do bësh për ta mbajtur të gjithë këtë. Kështu që, ka të mira, por ka edhe gjëra të këqija”, shprehet Efi.

efi dhedhes1

Ndërkaq pas Monaco, Efi ka zgjedhur jugun e vendit për të pushuar, këtë herë me Mikelën. E duket se krisja në lidhjen e saj ka qenë e pariparueshme, duke na bërë të mendojmë se në fakt, dyshja tashmë i ka dhënë fund kësaj lidhjeje.

Leave a Reply