“Parkingu falas, sigurimi falas”, Buzhala: A të dalim na tjerët dikah, po e lojmë veç diasporën

0
1647

Gazetari, Berat Buzhala, ka kritikuar qasjen e institucioneve komunale dhe atyre qendrore ndaj mërgimtarëve, duke aluduar se të njëjtat po bëjnë diskriminim ndaj pjesës tjetër që jetojnë në Kosovë.

Buzhala ka përmendur parkingun falas të ofruar nga komuna e Podujevës për mërgimtarët si dhe sigurimin e veturave nga Qeveria e Kosovës si fakte të cilat e dëshmojnë këtë qasje jo të barabartë.

“Shallter ne komune per diaspore, parking per diaspore, sigurim te kerrit per diaspore. A t’dalim na tjeret veres dikah, po e lojme ketu vec diasporen, po e lojme Zone Club’in çele, keta qe qesin flija e mantija, edhe keta qe shesin Gucci rreth Grandit. Edhe frigoriferat full Red Bulla. Le t’marrin vete sa t’dojne”, ka ironizuar Buzhala.

Ndryshe, para disa ditësh u bë virale një fotografi ku shihej se si në komunën e Podujevës parkingu është lëshuar vetëm për mërgimtarë, apo siç shkruhej në tabelë, “veç për vetura me targa të huaja”. /Lajmi.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here