Park ishte i rëndësishëm për Man United po aq sa Ronaldo, thotë Rooney

0
423

Wayne Rooney ka thënë se ish-mesfushori i Manchester United, Park Ji-sung, ishte i vendimtar në suksesin e klubit po aq sa Cristiano Ronaldo. Gatishmëria e Park për ta flijuar veten për ekipin ishte kyçe në fitimin e trofeve, sipas tij.

Park dhe Ronaldo i kaluan katër vjet së bashku në Old Trafford, duke e fituar titullin në Premierligë tri herë radhazi, Kupën e Ligës dhe Ligën e Kampionëve, para se portugezi të largohej për t’iu bashkuar Real Madridit më 2009, transmeton Gazeta Express.

Dhe derisa gjithmonë do të flitet për golat, aftësitë dhe shpejtësinë e Ronaldos gjatë asaj kohe, Rooney thotë se kontributi i Park ishte po aq i rëndësishëm sa i ikonës portugeze.

“Është çmenduri por nëse ia përmend Cristiano Ronaldon një 12-vjeçari, ai do thotë: ‘Po, ai ishte lojtar i shkëlqyer për Manchester United’, por nëse i thua ‘Park Ji-sung’, ai mund të mos e dijë se kush ishte ai”, tha Rooney për Times.

“Të gjithë ne që kemi luajtur me Park e dimë se ai ishte i rëndësishëm pothuajse sa Ronaldo për suksesin tonë. Për shkak të asaj që ai i dha ekipit dhe unë dëshiroj të flas për ekipet. Ato, jo yjet, janë gjëja më e rëndësishme në sport”, shtoi ai. 

Leave a Reply