Para shtatë viteve i kishin vendosur emrin e partisë së Fatmir Limajt, ajo sot feston datëlindjen

0
643

Ka lindur pikërisht në kohën kur edhe është themeluar Nisma Socialdemokrate e Kosovës, e cila drejtohet nga Fatmir Limaj, shkruan 04 Online.

Dashuria dhe admirimi për këtë subjekt politik, kishte shtyrë Billall Guraziun, që vajzën e saj ta quaj me emrin Nisma. Madje, secila datëlindja e saj festohet në mënyrë madhështore, ku nuk mungojnë urime nga krerët e këtij subjekti politik.

E si rrjedhojë, zëdhënësi i Nismës në Prizren, Erzen Musliu, e ka uruar Nismën për ditëlindjen e saj të shtatë. Në urimin e Musliut thuhet se Nisma është unike, duke shprehur mos besimin e tij se nuk ka ndonjë fëmijë që ka emrin PDK, LDK apo edhe me emrin e partive tjera.

“Në pamundësi për ta vizituar nga afër voglushen Nisma Guraziu, dhe për ta uruar atë për ditëlindjen e saj të shtatë, po e uroj përmes kësaj fotografie të mëhershme!

Shtatë vite më parë kur u themelua NISMA Socialdemokrate në Prizren, lindi një vajzë e shëndoshë. Ajo u quajt Nisma dhe sot feston ditëlindjen e shtatë. Uroj të ket shëndet, jetë të gjatë dhe shumë suksese në jetë.!

Vlenë të kujtojmë çdoherë se Nisma është unike, nuk besoj se e ka ndonjë fëmijë emrin PDK, LDK …

Urime!”, thuhet në urimin e Musliut./04 Online

Leave a Reply