Pacolli paralajmëron zgjedhjen e Osmanit presidente: Jam i motivuar se festa ka filluar!

0
269

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacollit ka kërkuar nga deputetët që të bëjnë mundur zgjedhjen e presidentit.

Ai ka thënë që do të votoj në seancën e sotshme, transmeton Indeksonline.

“Edhe reforma zgjedhore janë mollë sherri për zgjedhje të presidentit. Unë shpresoj që deputetët do të jenë të përgjegjshëm dhe do të bëjnë të mundur që të krijohen institucionet e Kosovës. Të filloj qeveria dhe institucionet të punojnë në këtë kohë të vështirë.”

“Unë jam duke e votuar, jam përgjegjës me votën time, vota ime është e fshehtë”, u shprehë Pacolli në “RTV Dukagjini”.

“Edhe me Hotin Veliun dhe Selmanaj është biseduar edhe në kryesi të LDK-së edhe në grupin parlamentare, këta kanë arsyet e veta. Këta i dinë më së mirë arsyet e tyre dhe unë i respektoj arsyet e tyre”, shtoi Pacolli.

“Jam shumë i motivuar sepse festa ka filluar”, u shprehë kryetari i AKR-së në fund

Sot nga ora 17:00 do të zhvillohet vazhdimi i seancës për zgjedhjen e presidentit. /Indeksonline/

Leave a Reply