Opozita duhet të refuzojë zgjedhje e parakohshme në Kosovë

0
832

Lojë e ” ndershme ” nga lojtarë të pandershëm:
Opozita në Kosovë ka kohë që ka kërkuar zgjedhje të parakohshme në Kosovë ndonëse , jo që
nuk i ka numrat për ta rrëzuar qeverinë Kurti 2 por , përkundrazi nuk e ka bërë asnjë veprim
opozitar të mençur që do të ndihmonte në realizimin e kësaj kërkese krejtësisht të natyrshme
opozitare. Në anën tjetër asnjë qeveri në Kosovë nuk ka qenë në situatë , shkaku i numrave të
ndjehet më rehat se kjo e Kurtit 2 duke bërë çka ka deshur pa qenë e detyruar t’i japë llogari
askujt. Kjo qeveri nuk ka lënë parim pa shkelur , standard demokratik pa dhunuar , vlerë
kombëtare , politike , morale a kombëtare pa sulmuar apo pa njollosur sikur që nuk ka lënë
figurë antikombëtare , pa asnjë vlerë morale , politike pa rehabilituar , në emër të patriotizmit të
rremë , luftimit të korrupsionit për të vjedhur vet masivikisht dhe mbrojtjes së ” parimeve” të
proklamuara , për t’i mos i qëndruar besnik asnjë parimi. Albin Kurti e ka pasur mundësinë e
madhe dhe të artë për të bërë ndryshime të nevojshme dhe të domosdoshme për Kosovën ,
shqiptarët dhe qytetarët e saj. Jo që nuk i ka bërë këto ndryshime por i ka dëmtuar
pariparueshëm shumë procese , mos të them të gjitha , si asnjë udhëheqës para tij. Bashkimi
kombëtar i është sorrës ndër bisht , flamuri kombëtar është shndërruar në kondom të shqyer
nga është ngjizur ” flamuri i Kosovapetrolit ” para të cilit përulen , për një copë pushtet dhe
mundësi për të vjedhur pa rrezik për t’u dënuar si dhe për të punësuar kend të dojnë ( familjarë
apo bashkëpartiakë ) , ” xhovanifalkonet ” , pa tru dhe të tredhur të shpurës së Albinit. Albini
para se të vinte në pushtet me 51 përqind të votave e perfeksionoi teorinë e Nikola Pashiqit ku ,
rrena për serbin dhe Serbinë është virtyt dhe detyrim patriotik. Lexoni deklaratat , paraqitjet ,
premtimet dhe qëndrimet publike të Besnik Bislimit , Vojsa Osmanit , Glauk bin Sherifit , Arbëria
Nagavcit , Rozeta Hajdarit , Donika Katran Shvarcit , Hajrulkah Çekistit , General Kaçketës ,
Faraonit të Pejës , Hysen Bagerit , Eci Peci – Pecit , Rivanoll Strujës , Nenad Raushiqit etj.etj., për
t’u bindur në ” teorinë time konspirative …”.

Oferta mjegull e KM Kurtit për zgjedhje , grackë për opozitën : Albin Kurti tash është në pozitën e
Mbretit lakuriq në përrallat e Andersonit. Manastiri i Deçanit ia ka lakuriquar fytyrën politike.
Dinari i Serbisë ia ka zhveshur brekushet ndonëse është edhe një seancë në Bruksel , sa për sy
dhe faqe . Në takimin e parë është përfunduar puna. Është ndaluar shpronësimi i tokave në Veri
sepse kjo ishte vërejtje e ndërkombëtarëve. Gjeneral Kaçketa e ka harruar gjeografinë e Veriut
nga kërcënimi i listave të zeza , bashkë me Faraonin e Pejës dhe disa sekserë të kabinetit. Tre “
musketjerët ” e mjerë dhe grykës të pushtetit ia kënduan këngën ” Besa – besë , besën ta kem
dhënë .. se Zajebnicën do ta bajmë” Dora d’ Bakojanis. Pas kësaj do të ketë kërkesa tjera nga BE
-e sepse me Marrëveshjen e Brukselit dhe bishtin e Ohrit statusi i Kosovës nuk paragjykohet ,
Kisha është pjesë e Serbisë në Kosovë , Rezoluta 1244 aktualizohet etj. Në këtë situatë Kurtit i
duhen zgjedhjet si mundësi shpëtimi, Prandaj , përmes zgjedhjeve përpiqet të blejë kohë dhe ta
bëjë përgjegjësinë të përbashkët ndonëse askend nuk e ks pyetur për asnjë vendim që e ka
marrë. AAK u ngut për mocion pas së cilës radiolidhja e Radojçiqit në Kosovë , Limoza Kulari tha
se : “VV nuk ka vota për opozitën për rrëzim të Kurtit …”. Më habiti pse PDK me një shpejtësi të
pakuptueshme dhe të pabesueshme premtoi nënshkrimet që i duhen Kurtit për të shkuar në
zgjedhje të parakohshme. LDK mbajti një qëndrim , së paku publikisht më opozitar ; kërkoi
dorëgeqjen e Kurtit për të shkuar në zgjedhje e që Kurti nuk e bën dot nga frika se
ndërkombëtarët mund ta formojnë një qeveri me një kryeministër tjetër. Për mendimin tim edhe
nëse opozitës i krijohet mundësia ta rrëzojnë qeverinë Kurti 2 , nuk duhet ta bëjnë këtë , duhet ta
lënë deri në fund të mandatit. Po ta kishin rrëzuar më herët , do të kishte një logjikë kurse tani
Kurti këtë edhe e do , për të shpëtuar nga vendimet katastrofale dhe antikombëtare që i ka
marrë. Nëse shkohet në zgjedhje Kurti e tejkalon rrezikun duke bërë koalicion me LDK – në kurse
Vojsa Osmani do të përfitonte edhe një mandat presidencial. Në këto rrethana Kosova , jo që
nuk do të largohej nga Serbia por do të hynte në një vartësi federale apo konfederale me këtë
shtet. Opozitës nuk i duhet që Kurtin ta luftojnë me Eskobarin , Blinkenin , Borrellin apo
Lajçakun por duhet ta luftojnë me një opozitarizëm më agresiv ,me një program zhvillimor që
mund të realizohet , me një arsim pa analfabeten Nagavci , me një shëndetësi pa mashtruesin
Vitinja , pa Gjeneral Kaçketën dhe të ngjashëm. Nëse luajnë në kartën se Kurti na prishi me
amerikanë dhe ndërkombëtarë , opozita do ta kendojë ” Këngën e Mjellmës duke ikur për lesh…”
Opozita nuk duhet ta përkrahë mocionin për shpërndarje të Kuvendit sepse e fuqizon Kurtin.
Nuk duhet në asnjë mënyrë të votojë marrëveshjet ndërkombëtare në pako sepse ia mbushin
armën pozitës për fushatë. Edhe nëse rrëzohet qeveria , asnjë marrëveshje ndërkombëtare nuk
mund të shfuqizohet . Le ta përfundojnë këtë proces trojka që besnikërisht punuan dhe po
punojnë kundër Kosovës dhe shqiptarëve.

Shkruan: Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here