Afrika veriore “drejton antenat” nga Ballkani, vjen vera e hershme!

0
219

Temperaturat do të rriten dukshëm ditëve të ardhshme në viset tona duke kulmuar në ditën e fundit të Marsit ku mund të thyhen rekorde në rajon dhe pjesë të Evropes.

Anticikloni Afrikan dhe ciklonet në Atlantik dhe perëndim të Evropes do të krijojnë kushtet për ardhjen e ajrit mjaft të nxehtë me origjinë nga Afrika veriore në Evropen juglindore, lindore dhe në Rusi.

Temperaturat do të rritne ndjeshëm edhe në viset tona duke arritur në 25 gradë Celsius në Kosovë dhe mund të ndodhë edhe ndonjë gradë më shumë. 27 ose 28 mund të rritet në Maqedoninë Veriore, ndërsa 30 në Shqipëri.

Në Ballkan më gjerë po ashtu temperatura pritet të arrijë në 30 gradë Celsius ditën e fundit të Marsit dhe ditën e parë të Prillit.

Pra, për dallim nga vitet e fundit kur në këto raste pitnim reshjet e borës, sivjet gjendja sinoptike është krejt ndryshe dhe vera e hershme po na troket në derë.

Sidoqoftë, temperaturat do të ulen në ditën e dytë të Prillit por do të vazhdojnë masat ajrore që vijnë nga Altantiku, Mesdheu dhe Afrika veriore, prandaj gjasat për ndonjë acar të vonshëm janë shumë të vogla sivjet./MeteoBallkan

Leave a Reply