Ekskluzive: Antidroga me aksion të madh në Prizren dhe Gjakovë, sekuestrohen kokainë e armë

0
156

Njësia e Antidrogës së Policisë së Kosovës është duke zhvilluar sot një aksion në rajonin e Prizrenit dhe Gjakovës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se gjatë bastisjeve në lokacionet që janë cak i hetuesisë, janë gjetur dhe sekuestruar sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit kokainë si dhe armë ilegale.

Redaksia ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione, mirëpo të njëjtit ende s’kanë kthyer përgjigje.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin./Gazeta Sinjali/

Leave a Reply