Olta kapet me Ilir Shaqirin në “DWTS”: Mos ta rregullojë ajo kur i del gjoksi?

0
314

Ka nisur “Dancing with the stars” në ekranin e Top Channel. Kryetari i jurisë Ilir Shaqiri ka patur një përplasje me Olta Gixharin pas kërcimit të Enxhi Nasufit. 

Enxhi dhe partneri i saj në kërcim, Silvester erdhën me një Kontemporane në natën e parë, por Iliri kishte një vërejtje.

“Kapa një gabim. Është një gabim i rëndë në skenë. Të rregullosh kostumin kur kërcen nuk është e pranueshme për një artist”, i tha Iliri Enxhit. Pas komentit të Ilirit, ndërhyri Olta e cila iu drejtua “Më fal Ilir, po nëse i del gjoksi çfarë të bëjë ajo, ashtu do vazhdojë kërcimi?”

“Skena nuk fal lëvizje të tepërta”, i tha Iliri Oltës. “Ti këtë problem nuk do ta kesh kjo është e sigurt”, shtoi ai.

Leave a Reply