OHTK-ja kërkon heqjen e kufizimeve të lëvizjes dhe të bizneseve për festat e fundvitit

0
544

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës ju ka drejtuar me letër të hapur Presidencës, Parlamentit dhe Qeverisë së Kosovës.

Përmes kësaj letre OHTK-ja kërkon heqjen e kufizimeve për sektorin e gastronomisë dhe hotelierisë pasi sipas tyre është dëshmuar se nuk janë vatër e infeksionit.

“LETËR E HAPUR DREJTUAR PRESIDENCËS, PARLAMENTIT DHE QEVERISË SË KOSOVËS
Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës drejton letër të hapur ndaj Institucioneve të Kosovës që:

  • Sa më parë që është e mundur të hiqen kufizimet sepse nuk ka dëshmi që kjo fushë e veprimtarisë është vatër e infeksionit me Covid – 19.
  • Të jeni të kujdesshëm në shpërndarjen e mjeteve nga ligji për rimëkëmbjen ekonomike, mjetet të shkojnë në veprimtaritë më të atakuara siç është hoteleria dhe turizmi.
  • Pas stopimit të kredive nga ana e Qeverisë, kërkojmë që pas fillimit të pagesave të hiqet interesi bankar që nga fillimi i periudhës së pandemisë.
  • Të bëhet urgjentisht lirimi i masave për festat e fundvitit, për arsye që mos të bëhet zbrazja e qytetarëve me subvencionimet e shtetit jashtë Kosovës, në mënyrë që sadopak të ndihmohet ekonomia e vendit”, thuhet në letrën e hapur të OHTK-së./04 Online

Leave a Reply