Nuk pi ujë me vite, shqiptari pretendon se do të arrijë moshën 150 vjeçare

0
296

Nutricionisti Ylli Gramatiku ka një regjim të pazakontë ushqimor.

Gjatë një dite ai konsumon fruta shumë të pjekura, shumë perime dhe deklaron që nuk pi ujë prej disa muajsh.

Aktualisht Gramatiku është 67 vjeç dhe me këtë dietë të tij, ai pretendon të arrijë moshën 150-vjeçare.

Deklarata e tij e bërë disa ditë më parë në rrjet u bë mjaft virale. Dhe ditën e sotme, ai u shfaq përsëri duke thënë se i ka lexuar komentet.

“Më kanë ofenduar me komente, unë do jetoj më gjatë se ju”, deklaroi 67-vjeçari.

Gramatiku është i vendosur për të mos pirë ujë nga çezma.

Leave a Reply